Zhdukja e të riut në Tiranë, dyshime se është vrarë, lihet në burg 25-vjeçari, ndihmoi në pengmarrjen

Zhdukja e të riut në Tiranë, dyshime se është vrarë, lihet në burg 25-vjeçari, ndihmoi në pengmarrjen

Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, i shpallur në kërkim për rrëmbimin e 34 vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej një jave rezulton i zhdukur. 25-vjeçari ra në prangat e policisë së kryeqyetit për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë seancës gjyqësore ai e ka mohuar se ka lidhje me ngjarjen. Nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore dyshohet se 34-vjeçari mund të jetë vrarë. Dy ditë parë policia njoftoi se ka arritur të gjejë motorin e 34-vjeçarit të zhdukur dhe vendin ku ai është mbajtur. Nga kamerat e sigurisë, është parë që prej aty del me makinë autori i dyshuar Armand Shakaj dhe dyshimet janë se...