‘Zëri i Patosit nuk duhet të heshtë’/ Qytetarët dalin në protestë kundër Ramës, kundërshtojnë…
Banorët e Patosit kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë ‘hartën e re’ të reformës territorialie të PS-së e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie me bashkinë e Fierit. Për banorët shkrirja e bashkisë do të thotë mungesë shërbimesh. Kundër propozimit është dhe kryebashkiaku socialist Fation Duro. Banorët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet se ‘Zëri i Patosit nuk duhet të heshtë’.
Burimi:
sot.com.al