Zebërvoki braktis uniformën e Policisë së Shtetit: Policia që nuk duam
Marius Dervishi, i njohur gjerësisht në publik si “Zebërvoki”, ka njoftuar vendimin për t’u larguar nga radhët e Policisë së Shtetit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se ditën e hënë do të dorëzojë zyrtarisht kërkesën për dorëheqje, duke i dhënë fund karrierës së tij si efektiv policie. Në story-n e tij në Instagram, Dervishi shprehet mjaft kritik ndaj klimës së krijuar në opinionin publik ndaj uniformave blu. Ai denoncon atë që e quan një ‘fushatë’ të padrejtë ndaj policëve, duke theksuar se efektivët shpesh etiketohen kolektivisht si kriminalë apo dhunues, pavarësisht situatës reale në terren. Ky vendim vjen vetëm një ditë pas protestave të zhvilluara pranë zonës së Parlamentit, ku u shënuan përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të...
Burimi:
ntv.al