“Kjo është politikë e shpifur për të na përçarë”/ Aktori Malkaj, në protestë: Atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

“Kjo është politikë e shpifur për të na përçarë”/ Aktori Malkaj, në protestë: Atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

Aktori Mehdi Malkaj iu drejtua protestuesve para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për bashkim dhe duke kritikuar ndarjet politike e krahinore në vend. Malkaj tha se shqiptarët nuk duhet të ndahen në Veri dhe Jug, duke theksuar se i gjithë territori i Shqipërisë është pjesë e së njëjtës atdhe. “Jemi katandisur si popull. Shqipëria është dhe me nënë dhe me babë. Veriorët i thonë atdhe, jugorët mëmëdhe. Kemi nënë dhe babë dhe prapë jemi jetimë”, u shpreh aktori. Ai kritikoi edhe ata që, sipas tij, qëndrojnë jashtë protestave dhe japin mendime nga shtëpia. “Ku jeni? Ku o ku? Palo njerëz jeni që ta dini. Këtu flitet për intelektualë. Por kush është intelektuali? Ai që sheh nga shtëpia këmbë mbi këmbë dhe jep mend?”, tha Malkaj. Aktori...