Zbulohet vila 3-katëshe “me dritë të kuqe” në Elbasan, arrestohen 4 të reja për prostitucion, sekuestrohet edhe kokainë
Policia e Elbasanit bën me dije finalizimin e operacionit të koduar “Streha”, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur nga Policia e Elbasanit, në mbikëqyrjen e Prokurorisë së Elbasanit. Zbulohet se në një objekt 3-katësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, ushtrohej prostitucion dhe shiteshin lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Arrestohen në ambientet e objektit, 4 shtetase nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të përfshira në këto veprimtari kriminale. Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori. Sekuestrohen 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 35.3 g lëndë narkotike Kokainë, shuma parash, armë sportive, celularë dhe sende të tjera që lidhen me dy veprimtaritë kriminale. Specialistët e strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e seksioneve për Hetimin e Trafiqeve dhe për...
Burimi:
top-channel.tv