Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin/ 46-vjeçari vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, viktimë 36-vjeçarja nga Lezha

Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin/ 46-vjeçari vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, viktimë 36-vjeçarja nga Lezha

Ngjarja tragjike e ndodhur në Ulqin ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Mal të Zi. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, viktima është identifikuar si Dila Ndoj, 36 vjeçe, nga Balldreni i Lezhës, e cila dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç nga Kosova. Sipas hetimeve paraprake, pas krimit ai i vuri flakën banesës ku jetonin në lagjen Kodre të Ulqinit, me dyshimin për të fshehur gjurmët. Policia malazeze bëri të ditur se trupi i pajetë i 36-vjeçares u gjet brenda banesës së përfshirë nga flakët, ndërsa autori i dyshuar u arrestua pak më vonë me lëndime të marra nga zjarri. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nga autoritetet në Mal të Zi. Lajmi ka...