Zbardhet dinamika e tragjedisë në Roskovec/ Çifti Plaka ishte nisur për në punë, 35-vjeçari u fut në banesë i armatosur
Zbardhet dinamika e plotë të tragjedisë së ndodhur në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ngjarje që u mbyll me tre viktima. Sipas informacioneve të siguruara dhe dëshmive të mbledhura, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil Buzi, është futur i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka. Në ato momente, bashkëshortët Kosta(Arben) dhe Belere Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë. Menjëherë pas hyrjes në banesë, autori ka hapur zjarr ndaj çiftit. Kosta Plaka ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Belerie Plaka, mbeti e plagosur rëndë. Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë,...
Burimi:
sot.com.al