Zbardhen bisedat që lidhen me sulmin në komisariatin numër 3: Jemi me mijëra, ose bllokojmë rrugën, ose hyjmë te “302”-shi
Mesazhe të publikuara nga një grup në aplikacionin Telegram, ku komunikojnë persona të përfshirë në organizimin e protestës, tregojnë se zhvendosja e protestuesve drejt Komisariatit nr. 3 ishte diskutuar paraprakisht. Sipas bisedave të publikuara, pjesëmarrësit shkëmbejnë mendime për mënyrën se si turma duhet të drejtohej drejt komisariatit, ku mbaheshin 21 personat e arrestuar pas protestës së 2 korrikut para Kuvendit. Në një prej mesazheve shkruhet: “Po te 302. Sot mendoj me e përdor turmën si duhet, me ik te 302 i nxjerrim çunat direkt”, ndërsa në një tjetër propozohet: “Ose bllokojmë rrugë, ose hyjmë sot se jemi mijëra”. Me “302” i referohen IEVP ku mbahen të paraburgosurit në rrugën “Mine Peza”. Megjithatë, në grup ka pasur edhe mesazhe që u bënin thirrje protestuesve të shmangnin dhunën. Në një...
Burimi:
ntv.al