Zaptimi i hapësirës publike në Spille, procedohen dy persona

Zaptimi i hapësirës publike në Spille, procedohen dy persona

101 çadra dhe 202 shezlongë janë sekuestruar në plazhin e Spilles, pasi ishin vendosur pa leje në hapësirë publike. Kontrollet janë kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, për verifikimin e zënies së hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare. Sipas policisë, pajisjet e plazhit ishin vendosur pa autorizim nga dy persona në zonën e Spilles. Për rastin janë referuar materialet në Prokurori dhe është nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. T., 37 vjeç, banues në Spille, dhe Z. K., 71 vjeç, banues në Elbasan. Kontrollet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera bregdetare për verifikimin e zënies së hapësirave publike dhe respektimin e rregullave gjatë sezonit turistik.