Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, policia jep detajet: Ja çfarë dyshohet

Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, policia jep detajet: Ja çfarë dyshohet

olicia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të enjte në lagjen “Mark Lula”. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:30, 62-vjeçari me inicialet Sh. Z. vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, B. Z., rreth 55 vjeçe. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë arrestuar 62-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes. Njoftimi i plotë: Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh....