Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë
Xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë së Shkodrës për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet para krimit. Sipas hetimeve, 64-vjeçari i ka kërkuar bashkëshortes telefonin celular, çka ka sjellë një debat mes tyre. Pak çaste më vonë, ai është futur në banesë, ka marrë çiften që e posedonte me leje dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të gruas, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Autori i dyshuar nuk është marrë ende në pyetje në mënyrë të plotë për shkak të gjendjes së tij psikologjike. Ndërkohë, mbrojtja e tij vijon të pretendojë se ngjarja ka...
Burimi:
sot.com.al