Vrasja në Sarandë, identifikohet viktima! Policia rrethon vendin e ngjarjes

Vrasja në Sarandë, identifikohet viktima! Policia rrethon vendin e ngjarjes

Është identifikuar viktima që humbi jetën mbrëmjen e kësaj të enjte në një atentat në Sarandë. Viktimë ka mbetur 66-vjeçari, Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në qytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjashtë dhe viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Sipas raportimeve, ai ka marrë një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Siç shihet edhe nga pamjet, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.