Vrasja e Pavlin Prekës, Prokuroria e Shkodrës zgjat me 3 muaj hetimet
Me arsyetimin se nevojiten të kryhen veprime të tjera hetimore, si pyetja e dëshmitarëve si dhe administrimi i akteve të ekspertimit, Prokuroria e Shkodrës vendosi të zgjasë edhe 3 muaj të tjera, hetimet ndaj të dyshuarve për vrasjen e Pavlin Prekës në oborrin e shtëpisë së tij më 26 Shkurt 2025 në fshatin Guci e Re në Shkodër. Për vrasjen e 19-vjecarit, janë vënë në pranga Vasel Koceku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa ka dyshime se në ngjarje është i përfshirë dhe Aleksandër Koceku. Prokuroria sqaron se Preka u vra pasi planifikoi të rrëmbente vajzën e Vasel Kocekut, me qëllim për tu fejuar me të, edhe pse e mitura nuk kishte shprehur pëlqim. “Duke analizuar provat e mbledhura deri më tani rezulton se shtetasi Vasel Koçeku,...
Burimi:
sot.com.al