Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia gjen makinën e autorit në Bovillë/ Zbardhet dëshmia e miqve të viktimës: Ishin zënë para një viti, por me fjalë

Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia gjen makinën e autorit në Bovillë/ Zbardhet dëshmia e miqve të viktimës: Ishin zënë para një viti, por me fjalë

Policia ka gjetur në Bovillë makinën e 39-vjeçarit, Sadik Llani, i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri në Paskuqan, 27-vjeçarin Ardian Baloshi. Nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë, policia ka arritur ta gjurmoje itinerari e tij drejt Liqenit të Bovillës. Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit. Ndërkohë, gazetarja Dorjana Bezat, mëson për Top Channel dëshminë e miqve të viktimës, të cilët u shprehën: “Ardiani ishte djalë i qetë. Me Sadikun ishte zënë para gati një viti, me fjalë, por jo ndonjë gjë e madhe. Dje Sadiku nuk foli fare, vetëm u afrua me makinë e qëlloi. Doli dhe nga makina e na ndoqi në këmbë duke qëlluar”. Top Channel