Vodhi 1 automjet të OSHEE-së dhe dhunoi punonjësin që e drejtonte, arrestohet 31-vjeçari në Delvinë
Një 31-vjeçar nga fshati Vanë ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. I riu vodhi 1 automjet të OSHEE-së dhe dhunoi punonjësin që e drejtonte. Gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit iu gjet edhe një thikë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, finalizuan operacionin e koduar “Thirrja”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi H. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Vanë. Ai u lokalizua dhe u kap pak orë pas kallëzimit të një punonjësi të OShEE-së, se një shtetas e kishte dhunuar për t’i vjedhur automjetin e kompanisë, i cili u gjet dhe iu kthye subjektit, në zbatim në urdhrit të prokurorit. Më tej, gjatë...
Burimi:
sot.com.al