Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës
Ish drejtoresha e Postës së Durrësit, e arrestuar për grabitjen e mbi 700 mijë eurove nga fondi i pensioneve dhe ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë dyshohet se ka lëvizur paratë nga arkat e institucionit për në zyrën e saj në sy të kamerave të sigurisë. Pamjet filmike tregojnë komunikimin mes ish-drejtoreshës dhe vartëseve të saj. Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni (veshur me të bardha) ka një shumë parash në një qese të zezë dhe i çon në zyrë. Ndërkohë në pamje duken edhe momente të tjera brenda në zyrë, ku Duni shfaqet me letra në duar, duke biseduar me ish- arkëtaren, Paola Dana. Para togave të zeza treja punonjëset kanë dhënë deklarime kontradiktore....
Burimi:
gijotina.com