Vijon vala e të nxehtit/ Zbuloni parashikimin e motit për ditën e nesërme, ja sa shënojnë temperaturat

Vijon vala e të nxehtit/ Zbuloni parashikimin e motit për ditën e nesërme, ja sa shënojnë temperaturat

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.