Vidhte sende te dyert e banesave, policia arreston hajdutin e lagjes në Durrës/ Momenti kur del me biçikletë nga pallati
Një person i dyshuar për vjedhje të vazhdueshme në hyrjet e pallateve është denoncuar nga banorët, pasi dyshohet se merrte objekte që liheshin pranë dyerve të apartamenteve, si biçikleta dhe sende të tjera. Sipas burimeve në zonë, autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një pallati gjatë momenteve të vjedhjes, gjë që ka ndihmuar në identifikimin e tij. Pas denoncimit të banorëve, policia ka ndërhyrë pasditen e sotme, duke bërë të mundur shoqërimin e personit të dyshuar dhe vijimin e veprimeve procedurale për zbardhjen e plotë të rasteve të raportuara. Paraprakisht deklarohet se personi i identifikuar si Kujtim K. është përsëritës. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv