Veliaj drejt Strasburgut, avokatët e kryebashkiakut: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë!

Veliaj drejt Strasburgut, avokatët e kryebashkiakut: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë!

Pesë orë ka zgjatur takimi i ekipit të avokatëve të Erion Veliajt në IEVP Durrës. Dy avokatë të një studioje ligjore britanike dhe av. Plarent Ndreca ishin sot në burgun e Durrësit në kuadër të përgatitjes së padisë që mbrojtja e kryebashkiakut Veliaj synon të depozitojë në Gjykatën e Strasburgut në vjeshtë. Dosja do të hartohet edhe në bashkëpunim me studion ligjore amerikane, të angazhuar më herët në rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, por avokatët amerikanë nuk janë lejuar ende nga SPAK të takojnë Veliajn, sipas Ndrecës. Sipas mbrojtjes, po dokumentohen të gjitha shkeljet e pretenduara ligjore që do të paraqiten në Strasburg. Edhe nesër ekipi i avokatëve do të jetë në Durrës për të vijuar intervistimin e Veliajt. Për mediat folën avokatët...