Vdekja e turistes në Himarë, dëshmia e partnerit zbardh momentet e fundit
Detaje të reja janë bërë publike lidhur me vdekjen e një turisteje 33-vjeçare në Himarë, ngjarje e cila fillimisht u shoqërua me diskutime dhe pikëpyetje në opinionin publik. Sipas hetimeve të kryera dhe njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rezulton se turistja ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Në dëshminë e dhënë për autoritetet, partneri i saj ka deklaruar se 33-vjeçarja kishte pasur më herët probleme shëndetësore dhe se duhej të kryente kontrolle mjekësore periodike, të cilat sipas tij ishin shtyrë gjatë periudhës së pushimeve në Shqipëri. Sipas dëshmisë, një ditë para ngjarjes, çifti kishte dalë për ecje në zonën malore të Himarës. Pas rreth 20 minutash ecje, gruaja ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje dhe ata kanë vendosur të kthehen në banesën...
Burimi:
ntv.al