Vapa përvëluese rikthehet në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Vendi ynë do të vijojë të jetë të dielën nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, me temperaturat maksimale që pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të shfaqen kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje dhe në jug-juglindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në zonën e juglindjes vranësirat do të jenë herë pas here më të dendura, ndërsa nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë zonave malore. Sipas parashikimit, në orët e mesditës dhe pasdites mund të ketë edhe shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra. Në juglindje reshjet mund të jenë për periudha të shkurtra me intensitet deri mesatar, të...
Burimi:
ntv.al