Urgjente në Tiranë/ Gjenden dy vajza binjake të vetme, qytetari njofton policinë
Dy vajza të vogla binjake janë gjetur pak minuta më parë në zonën e Misto Mames në Kombinat, Tiranë. Qytetari që i ka konstatuar të vetme ka njoftuar menjëherë policinë, ndërsa vogëlushet ndodhen aktualisht në ambientet e Komisariatit numër 6 në Tiranë, në pritje të identifikimit nga familjarët. Sipas denoncuesit, vajzat janë shqiptare dhe janë gjetur pa praninë e prindërve apo të afërmve. “Përshëndetje, është urgjente. Janë gjetur këto dy gocat në Misto Mame në Kombinat. Për momentin ndodhen në Komisariatin nr.6. Ishin shqiptare, 4-5 vjeçe”, shkruan qytetari që ka bërë denoncimin. Kushdo që i njeh apo ka informacion për familjarët e tyre, lutet të kontaktojë Policinë e Tiranës ose të paraqitet pranë Komisariatit numër 6.
Burimi:
ntv.al