UNICEF ngre alarmin: Mbi 40 % e shqiptarëve ndodhen në rrezik varfërie ose përjashtimi social
Shqipëria nuk ka ende një skemë gjithëpërfshirëse universale për mbështetjen financiare të fëmijëve, ndërsa 40.5% e popullsisë rezulton në rrezik varfërie ose përjashtimi social, pothuajse dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 21%. Të dhënat paraqiten në projektprogramin e ri të UNICEF-it për Shqipërinë për periudhën 2027–2031. Dokumenti vlerëson se barra e varfërisë prek në mënyrë disproporcionale familjet me fëmijë në varësi, familjet me një prind, fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, si edhe familjet rome dhe egjiptiane. UNICEF ka gjetur se sistemi i mbrojtjes sociale dhe ai i mbrojtjes së fëmijëve vazhdojnë të jenë të fragmentuar dhe të financuar në nivele të pamjaftueshme. Shpenzimet për mbrojtjen sociale përbëjnë 9.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më pak se gjysma e mesatares së BE-së...
Burimi:
gijotina.com