U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’
Politikani nga Maqedonia e Veriut, Valon Bela, ka reaguar pasi Ministria e Brendshme në Shqipëri e shpalli “non grata”. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar vendimin si politik dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vepruar në koordinim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. “Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë ‘non grata’ historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është se kush u shpall ‘non grata’, por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare”, deklaron Bela. Sipas Belës, vendimet administrative nuk mund të zbehin kontributin e atyre që kanë sakrifikuar për shqiptarët, ndërsa shton se mungesa e transparencës dhe e...
Burimi:
gijotina.com