U plagos gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, Hita viziton punonjësin e policisë te Trauma: Të jesh në shërbim të ligjit ka edhe sakrifica
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, paraditen e sotme vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësin e Policisë së Korçës, i cili, së bashku me kolegun, gjatë përmbushjes së detyrës për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u dëmtuan si pasojë e përplasjes së qëllimshme të automjetit nga njëri prej personave që më pas u arrestua gjatë operacionit. “Të uroj shërim sa më të shpejtë ty dhe kolegut tjetër, i cili fatmirësisht është më mirë dhe është larguar pranë banesës. Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës. Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe qytetarëve ka edhe sakrificë. E...
Burimi:
top-channel.tv