U përplas nga kamioni brenda Portit të Durrësit, ndërron jetë shtetasi nga Kosova
Ka ndërruar jetën shtetasi nga Kosova, i cili u përplas nga një kamion brenda në ambientet e portit të Durrësit paraditen e sotme. Aksidenti ndodhi në hyrje të skanerit, ndërsa i aksidentuari ndërroi jetë disa orë më pas në spitalin e Durrësit. Mjeti tip kamion me drejtues shtetasin Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues ne Berat, aksidentoi shtetasin këmbësor Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues ne Kosovë, i cili punonte si shofer kamioni. Viktima mësohet se ishte shqiptar nga Kosova.
Burimi:
gijotina.com