U nominua nga Trump për ambasador në Tiranë, Eric Wendt para Senatit: Katër prioritetet e mia, do mbështes Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar transnacional
Kandidati për ambasador në Shqipëri Eric Wendt mbajti fjalën e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan. Wendt u shpreh se një nga prioritetet e tij nëse konfirmohet në detyrë është mbështetja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të oeganizuar ndërkombëtar. “Jam i nderuar dhe mirënjohës ndaj Presidentit Trump dhe Sekretarit Rubio për besimin e dhënë me këtë nominim për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Për më shumë se tridhjetë e katër vjet kam shërbyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ushtar në shërbim aktiv. Ky shërbim përfshiu edhe një detyrë dyvjeçare në Departamentin e Shtetit të SHBA, ku drejtova një koalicion me tetë vende si Koordinator i Sigurisë i SHBA për Izraelin dhe Autoritetin...
Burimi:
top-channel.tv