U MBYT TRAGJIKISHT NE LUME, MESAZHI PREKES

U MBYT TRAGJIKISHT NE LUME, MESAZHI PREKES

Humbja tragjike e 15-vjeçarit që u mbyt të dielën në lumin e fshatit Orizaj, në Berat, ka tronditur familjen, të afërmit dhe bashkëmoshatarët e tij. Mes dhimbjes për ndarjen e parakohshme nga jeta, një nga shoqet e klasës ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar të miturin me fjalë emocionuese. “Ka njerëz që kalojnë në jetën tonë dhe lënë gjurmë që nuk fshihen kurrë. Fatjoni ishte një prej tyre. Largimi yt na la një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Është e padrejtë të flasim për ty në kohën e shkuar. Ende duket e pabesueshme që nuk je më mes nesh. Kujtimet, buzëqeshja dhe mirësia jote do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona....