“U fuqizuan nga qeveria”/ Balliu: Të rinjtë po përdoren si ‘ushtarë’ nga kartelet shqiptare të drogës
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu, reagoi nga Kryesia e Kuvendit lidhur me operacionin e fundit anti-drogë në Itali, ku dhjetëra të rinj shqiptarë janë përfshirë në rrjete të organizuara të trafikut të kokainës. Sipas Balliut, ky operacion është “pasqyra më e qartë e Shqipërisë që ka ndërtuar Edi Rama gjatë këtyre viteve”. Ai deklaroi se situata nuk lidhet vetëm me ekzistencën e disa grupeve kriminale, por me, sipas tij, “pasojat direkte të një qeverisjeje që për vite me radhë ka bashkëjetuar me krimin e organizuar, e ka toleruar atë dhe në shumë raste ka bashkëpunuar me të për interesa politike, elektorale dhe monetare”. Balliu akuzoi kryeministrin Edi Rama se premtoi një shtet europian, por ndërtoi një realitet ku “kartelet shqiptare të drogës janë...
Burimi:
sot.com.al