Si po ja hedhin pushtetarët përmes gjykimit të shkurtuar, “peshat e rënda” të politikës me taktika zvarritje…

Si po ja hedhin pushtetarët përmes gjykimit të shkurtuar, “peshat e rënda” të politikës me taktika zvarritje…

Sistemi i drejtësisë ka nisur të lëvizë sa i takon aferave të zyrtarëve shtetërorë. Ndonëse “ujqërit e korrupsionit” janë ende të lirë, ka shumë të tjerë që përballen me drejtësinë. Por ajo që bie në sy është se po bëhet i shpeshtë një fenomen, që i nxjerr ata nga qelia, ose nuk i çon fare në qeli. E kemi fjalën për “gjykimin e shkurtuar”. Thuajse të gjithë zyrtarët e arrestuar kanë përfituar ulje të 1/3 të dënimit sepse gjykata ka rënë dakord për një gjykim të shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar, si gjykim i posaçëm, në thelb të tij ka pranimin e akteve të grumbulluara gjatë fazës së hetimit paraprak dhe eviton marrjen e provave në seancë gjyqësore dhe debatin lidhur me to. Mirëpo ky fenomen...