Leonard Bashaliu në GJKKO: E mora vesh nga televizioni që ma kishin vrarë vëllanë

Leonard Bashaliu në GJKKO: E mora vesh nga televizioni që ma kishin vrarë vëllanë

Leonard Bashaliu, vëllai i Albi Bashaliut, dëshmoi në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Laert Haxhiut, ku u soll nga IEVP Peqin, ku po vuan dënimin për vrasjen e Ylber Xhahysës. Ai deklaroi se në momentin e ekzekutimit të të vëllait ndodhej në burg dhe se lajmin e kishte mësuar nga televizioni, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë informacion apo dyshim konkret për autorët e krimit. Dëshmia në gjyq: Leonard Bashaliu: Vëllai im, Albi Bashaliu, është vrarë më 27 dhjetor 2021. Në atë kohë unë ndodhesha në burg, në IEVP Elbasan. Lajmin për vrasjen e tij e mora vesh nga televizioni. Nuk kam qenë mirë nga ana psikologjike dhe nuk kërkova takim me askënd. Më erdhi vetëm nëna për të më parë si isha me...