Skena tmerri për turistët në Positano, dallgët e fuqishme shkëpusin shkallët e anijes
Një skenë e frikshme e filmuar në Itali është bërë virale në rrjetet sociale ditët e fundit. Në pamje shihet një varkë turistësh që përpiqet të afrohet me pjesën e pasme drejt molit në Positano, në bregdetin e Amalfit, me shkallët e zbritjes të hapura. Por erërat e forta dhe deti i trazuar e bënë manovrën jashtëzakonisht të vështirë dhe të rrezikshme. Dallgët e lëviznin vazhdimisht varkën, duke e ngritur dhe larguar nga moli, ndërsa uji përmbyti zonën e pritjes, duke detyruar njerëzit të largoheshin. Për shkak të kushteve të rrezikshme, ekuipazhi tërhoqi shkallët dhe u largua përkohësisht nga porti. Pas disa përpjekjesh të vështira, operacioni përfundoi pa të lënduar. Në video dëgjohen britma frike nga pasagjerët. Një grua që tha se kishte qenë në...
Burimi:
syri.net