Kredi amerikane, pajisje evropiane: A po shkëputet Serbia nga teknologjia kineze 5G?

Kredi amerikane, pajisje evropiane: A po shkëputet Serbia nga teknologjia kineze 5G?

Rrjeti 5G që po ndërton operatori shtetëror i Serbisë, bazohet tash për tash në pajisje të prodhuesve evropianë. Kështu thonë për Radion Evropa e Lirë nga Telekomi i Serbisë - kompani që, gjatë viteve të fundit, ka bashkëpunuar me gjigantin kinez, Huawei, në zhvillimin e rrjeteve të telekomunikacionit. Huawei gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, të cilat e akuzojnë kompaninë se pajisjet e saj 5G mund të përdoren për spiunazh në favor të Qeverisë kineze. Kompania i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. Marrëveshja e kredisë që Telekomi i Serbisë nënshkroi në maj me Bankën Amerikane të Eksportit dhe Importit (EXIM) për zhvillimin e rrjetit 5G, shihet nga Uashingtoni si një hap i rëndësishëm për të kufizuar atë që ai e quan “ndikim...