Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

Një vlerësim i fundit për situatën politike, sigurinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri evidenton përparime në disa fusha, por ngre edhe shqetësime për korrupsionin, transparencën institucionale dhe nevojën për reforma të mëtejshme. Sipas njoftimit të strukturës së DASH, OSAC (Overseas Security Advisory Council), ciklet e fundit zgjedhore në Shqipëri kanë shënuar një proces më të balancuar dhe më të qetë krahasuar me të kaluarën, megjithëse vijojnë të raportohen problematika që lidhen me financimin e fushatave, përdorimin e burimeve publike dhe klimën politike. Raporti thekson se në të kaluarën proceset zgjedhore në Shqipëri janë shoqëruar me elementë të krimit të organizuar dhe korrupsionit në procesin e votimit. Megjithatë, sipas vlerësimit, zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u zhvilluan përgjithësisht në një atmosferë të qetë. OSAC përmend se pati...