U arrestuan gjatë përplasjes para Kuvendit, Gjykata e Tiranës liron protestuesit nga paraburgimi, avokatët mbrojtës…
Nga 19 të arrestuarit të enjten pas akteve të dhunës para Kuvendit askush nuk mbeti në qeli (paraburgim). Edhe pse prokuroria fillimisht kishte kërkuar 2 arreste me burg, 1 në shtëpi dhe 16 detyrim paraqitje, gjyqtari Sokol Marku vendosi vetëm 2 arreste shtëpiake, 5 detyrim paraqitje dhe 12 të tjerë pa asnjë masë sigurie. Arresti për të gjithë protestuesit u cilësua i ligjshëm nga gjykata. Dy masat e arrestit në shtëpi mbeten për Everest Bardhin, i cili në pamje është fiksuar me gurë në kokë dhe dyshohet se ka qëlluar policin, i cili përfundoi në spital me 7 qepje. Tjetri është Ervin Gega, mes personave që ka shkatërruar makinën e policisë. Mes 12 protestuesve në detyrim paraqitje është edhe Altin Hila, për të cilin prokuroria...
Burimi:
sot.com.al