U arrestua pasi dhunoi 17-vjeçaren, nëna e adoleshentes: Ime bijë ka nevojë për kurim
Një ngjarje e rëndë u bë publike pak kohë më parë, në lidhje me një 17-vjeçare në Fier e cila u dhunua nga dy 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare. Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, nëna e një prej 15-vjeçareve, tha se familja kishte vënë re prej kohësh probleme serioze në sjelljen dhe gjendjen emocionale të vajzës, por nuk kishte mundësi ekonomike për t’i siguruar trajtimin e nevojshëm. “Ne e mësuam ngjarjen kur na thirri policia. Shkuam në komisariat, vajza ishte aty dhe dhamë deklarimet. Policia na kishte thirrur më 9 qershor. Na thanë vetëm se kishte goditur pak vajzën, nuk dinim asgjë më shumë”, u shpreh ajo. Sipas nënës, vajza nuk i kishte treguar asgjë për...
Burimi:
ntv.al