Tupanë, flamuj dhe thirrje për largimin e Ramës, mijëra protestues nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Tupanë, flamuj dhe thirrje për largimin e Ramës, mijëra protestues nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Ashtu siç edhe ka ndodhur në 14 protestat e mëparshme, pas 3 orësh tubim para Kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Prej 15 ditësh protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Rrugët e Tiranës u “veshën” kuq e zi ndërkohë që ushtonin thirrjet “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” apo dhe “Shqipëria nuk shitet”.