“Transparenca në ekonomi është siguri kombëtare”/ Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave janë porta kryesore…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga International Republican Institute (IRI) me temë “Countering Authoritarian Influence”, ku ishin të pranishëm politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues nga vendet e rajonit. Tabaku mbajti një fjalim të fokusuar tek mënyra se si demokracitë mund të ndërtojnë rezistencë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe autoritarizmit, duke theksuar se sfida nuk nis jashtë kufijve, por nga dobësitë e brendshme të shtetit. “Nuk janë vetëm aktorët e jashtëm problemi. Ndërhyrja e huaj funksionon vetëm aty ku institucionet janë të dobëta, ku korrupsioni tolerohet, ku mungon transparenca dhe ku qytetarët humbasin besimin tek shteti,” u shpreh Tabaku. Duke iu referuar situatës në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, deputetja demokrate argumentoi se korrupsioni, pastrimi i...
Burimi:
sot.com.al