Tragjedi në Talë të Lezhës, mbyten në det 2 vajza të mitura
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Talë të Lezhës. Sipas informacioneve, dy vajza të mitura janë mbytur në det. Bëhet fjalë për një të mitur 11-vjeçare dhe një 13-vjeçare. Mësohet se trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar më tej rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al