Kërkohej nga Turqia, u arrestua në Rinas/ Gjykata Penale, jep vendimin për 32-vjeçaren turke

Kërkohej nga Turqia, u arrestua në Rinas/ Gjykata Penale, jep vendimin për 32-vjeçaren turke

Gjykata Penale cakton masës e arrestit me burg ndaj shtetases turke Julide Yazici, e kërkuar nga autoritetet turke për shkak se është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit të çështjes për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 32 vjeçaren, deri në mbërritjen e akteve të ekstradimit nga shteti turk brenda 40 ditëve. Yazici u arrestua dy ditë më parë në Rinas, teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Sipas verifikimeve në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja. Pas caktimit të masës së sigurimit, e njëjta gjykatë...