Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

Policia e Pukës ka finalizuar operacionin e koduar “Arsti”, në kuadër të kontrolleve intensive për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i operacionit, është arrestuar një 55-vjeçar, ndërsa është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Arst për shpërdorim detyre. Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Pukës, pas kontrolleve në terren dhe hetimeve të zhvilluara me metoda proaktive, zbuluan në territorin e fshatit Arst 130 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie, me përjashtim të një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në pranga ra shtetasi S. N., 55 vjeç, banues në fshatin Arst, i dyshuar si kultivues i parcelës me kanabis. Ndërkohë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Arst, M. K.,...