Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në New York, ku një grua shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës. Viktima është identifikuar si Donike Gocaj, 56 vjeçe, residente në Briarcliff Manor. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:19 të së hënës pranë Fifth Avenue në Manhattan. Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte dalë nga makina e saj dhe vetëm pak sekonda më vonë u zhduk në një pusetë elektrike të hapur, rreth 3 metra të thellë, që i përkiste kompanisë Con Edison. “E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, deklaroi dëshmitari Carlton Wood për mediat amerikane. Ai tregoi se disa qytetarë u përpoqën menjëherë ta ndihmonin gruan, ndërsa prisnin mbërritjen e ekipeve të...