Trafikuan 7.5 ton kokainë drejt Europës, zbardhet skema e mafies shqiptaro-polake në Ekuador

Trafikuan 7.5 ton kokainë drejt Europës, zbardhet skema e mafies shqiptaro-polake në Ekuador

Një operacion i madh antidrogë në Ekuador ka zbardhur mënyrën e funksionimit të një rrjeti të dyshuar kriminal me origjinë shqiptaro-polake, i akuzuar për trafikimin e tonelatave kokainë drejt Europës. Operacioni i koduar “Gran Fénix 43 Azkaban”, i zhvilluar nga Policia Kombëtare dhe Prokuroria e Ekuadorit me mbështetjen e Europol-it, zbuloi një strukturë që dyshohet se siguronte drogën në kufirin me Kolumbinë, e grumbullonte dhe më pas e eksportonte përmes rrugëve detare drejt Holandës dhe vendeve të tjera europiane. Sipas autoriteteve, grupi kriminal lidhet me sekuestrimin e të paktën 7.5 tonëve kokainë që nga viti 2019. Droga dyshohet se fshihej në ngarkesa me produkte të ligjshme si banane, kafe, produkte deti, dru dhe mallra të konservuara, përmes metodës së njohur si “gancho ciego”, ku pakot...