Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

Në përfundim të afatit të aplikimit, KLP ka konfirmuar se në garë janë 5 kandidatë, të cilët kanë paraqitur kërkesën dhe dokumentacionin për të kandiduar për drejtimin e institucionit të akuzës. Arta Marku rikthehet në garë për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, një institucion që e ka drejtuar më herët si prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Ajo u zgjodh në këtë detyrë nga Kuvendi në dhjetor të vitit 2017 dhe e mbajti postin deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë, Olsian Çela. Aktualisht, Marku mban detyrën e prokurores në Prokurorinë e Apelit në Tiranë. Pjesë e garës është edhe prokurori i Posaçëm Adnan Xholi, i cili ka qenë kandidat në dy përballje për drejtimin e SPAK dhe tashmë synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm....