Trafiku i drogës, goditet klani italo-shqiptar “Di Lauro” në Napoli, 14 persona të arrestuar!

Trafiku i drogës, goditet klani italo-shqiptar “Di Lauro” në Napoli, 14 persona të arrestuar!

Antimafia në Itali ka çmontuar një organizatë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, e përbërë nga vendas dhe shqiptarë. Goditja u përqendrua në rajonin e Napolit dhe veçanërisht kundër klanit të njohur “Di Lauro”. Klani shqiptar akuzohet se ishte rrjeti që bënte lëvizjen e sasive të kokainës dhe hashashit tek celulat. Antimafia njoftoi se bashkë e karabinierët ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Napolit për 14 masa sigurie, nga të cilat 6 me arrest në burg dhe të tjerat me arrest shtëpiak. “Prokurori i Rrethit të Napolit, duke filluar nga orët e para të natës së 6 majit 2026, bashkë Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit ekzekutuan një urdhër për zbatimin e masës paraprake të paraburgimit në burg dhe arrestit shtëpiak, të lëshuar nga Prokuroria Publike...