Trafikanti shqiptar i shpëton dëbimit nga Anglia/ Gjykata: Kujdeset për gruan, siguron pastrim e gatim
Një trafikant shqiptar droge nuk do të dëbohet nga Britania e Madhe, pasi një gjykatë ka vendosur se kjo do të ishte “e rëndë” për partneren e tij. Dardan Hoxhaj, 31 vjeç, i cili u kthye fshehurazi në Britani pasi ishte dëbuar në vitin 2018, do të lejohet të qëndrojë në vend, pasi gruaja e tij “nuk do të ishte në gjendje ta përballonte” situatën. Një gjykatës vendosi se gruaja e Hoxhajt do të përballej me “probleme të konsiderueshme” nëse do të detyrohej të kthehej në Shqipëri së bashku me bashkëshortin e saj. Në seancën e mbajtur në gjykatën e emigracionit, u tha se Hoxgaj “luan një rol kritik dhe të pazëvendësueshëm” në familjen e tij, pavarësisht të kaluarës së tij me trafikimin e drogës....
Burimi:
gijotina.com