Trafik kilometrik në aksin Llogara-Vlorë/ Fluksi i lartë i pushuesve ‘paralizon’ qarkullimin nga jugu
Pasditen e sotme, fluksi i lartë i pushuesve që kanë kaluar fundjavën në plazhet e rivierës ka shkaktuar trafik kilometrik dhe radhë të gjata automjetesh në aksin nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit dhe Vlorës. Kthimi masiv i vizitorëve nga destinacionet bregdetare si Palasa, Drimadhesi, Dhërmiu, Jala dhe Himara ka sjellë një mbingarkesë të ndjeshme në qarkullim, duke detyruar mjetet të lëvizin me ritme shumë të ngadalta. Përballë kësaj situate, autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin manovrat e gabuara për të parandaluar çdo incident të mundshëm.
Burimi:
sot.com.al