Trafik armësh drejt Anglisë, GJKKO dënon me burg Adulla Hoxhajn dhe dy anëtarët e grupit

Trafik armësh drejt Anglisë, GJKKO dënon me burg Adulla Hoxhajn dhe dy anëtarët e grupit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë sot vendimin përfundimtar për anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për trafikim të armëve dhe municioneve. Procesi i zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar u shqyrtua nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Rudina Palloj dhe Atalanta Zeqiraj. Me vendimin nr. 46, datë 03.06.2026, gjykata ka shpallur fajtorë tre prej të pandehurve, ndërsa ka liruar nga qelia një tjetër person të përfshirë në dosje pasi nuk u provuan akuzat. Dënimet përfundimtare për të pandehurit Adulla Hoxhaj: U deklarua fajtor për tentativë trafikimi të armëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup kriminal, si dhe mbajtje pa leje të armëve të...