“Ti po e ngatërron durimin tim me zhurmën tende”/ Pacolli mesazh Valon Ademit

“Ti po e ngatërron durimin tim me zhurmën tende”/ Pacolli mesazh Valon Ademit

Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale, në një moment kur vijon përplasja mes kompanisë MABCO dhe 2A Group të Valon Ademit, për projektin e Aeroportit të Vlorës. Reagimi vjen pasi MABCO i ka dërguar institucioneve shqiptare një letër ku kërkon ndërhyrje për situatën në kantier dhe paralajmëron arbitrazh ndërkombëtar, nëse nuk merren masa deri më 28 maj 2026. Në postimin e tij, Pacolli nuk përmend me emër Valon Ademin apo kompaninë 2A Group, por përdor një fabul me një mizë dhe një buall. Postimi i plotë i Pacollit Para se ta publikoj tekstin në vijim, dua nga zemra t’i falënderoj njerëzit e mirë dhe miqtë e mi që më besojnë, kudo që janë. Mirënjohja ime për ju dhe ata është e sinqertë dhe...