Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la kapar, vëllezërit nuk i bënë mobiliet, i dhanë edhe një “mesazh”

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la kapar, vëllezërit nuk i bënë mobiliet, i dhanë edhe një “mesazh”

Detaje të reja janë zbardhur nga tritoli që u vendos në derën e shtëpisë së një 72 vjeçari në Tufinë, ngjarje e ndodhur rreth orës 00:30 të kësaj të shtune. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim 3 vëllezër, Ervis Alla, Altin Alla dhe Maksim Alla, të cilët janë me precedent të mëparshëm për kanosje dhe mashtrim. Po të njëjtat burime, thanë se shkak i vendosjes së tritolit është bërë një porosi e papërfunduar nga vëllezërit, të cilët kanë një mobileri në Fushë Krujë. Djali i 72 vjeçarit ka bërë një porosi tek vëllezërit Alla dhe ka dhënë kapar, por nuk ka marr porosinë. Ai i ka kërkuar kthimin mbrapsht të kaparit, por 3 vëllezërit nuk kanë...